Aktualitet

Hodhi shishen nga makina, shoferi mer gjobën 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra

Shkruar nga Liberale
Hodhi shishen nga makina, shoferi mer gjobën 1 milion e 100 mijë

Një shofer është gjobitur nga policia autostradën Tiranë-Durrës, pasi është kapur duke qarkulluar në korsinë e ndryshimit të shpejtësisë, që do të thotë se ka pasur të drejtë të qarkullojë vetëm në korsinë anësore, me përjashtim kur kryen parakalim.

Përveç kësaj, është filmuar duke hedhur një shishe buzë rrugës dhe ka marë gjobën rreth 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra si dhe i janë zbritur 8 pikë nga patenta.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive për të ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore apo që rrezikojnë për përfshirje në ngjarje rrugore, përdoruesit e tjerë të rrugës.

Hedhja e sendeve nga mjeti dënohet me gjobë 2500-10.000 lekë të rinj, sipas nenit 15/1, germa f, të Kodit Rrugor.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor dhe mjedisin!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH