Aktualitet

Hamasi bën deklaratën e fortë: Jemi gati për një luftë të gjatë!

Shkruar nga Liberale
Hamasi bën deklaratën e fortë: Jemi gati për një

Hamasi është gati të bëjë një luftë të gjatë me Izraelin dhe do të përdorë dhjetëra pengjet e mbajtura në Gaza për të siguruar lirimin e palestinezëve të mbajtur në Izrael dhe jashtë saj. Kështu tha një zyrtar i grupit militant. Ali Barakeh, një anëtar i udhëheqjes së grupit, i cili tha se Hamasi ka një arsenal raketash afatgjatë.

“Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t’u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë,” tha Barakeh, duke shtuar se Hamasi do të përdorë pengjet për të siguruar lirimin e njerëzve të mbajtur në burgjet izraelite dhe madje edhe të disa palestinezëve të burgosur në SHBA.

Sipas tij vetëm një numër i vogël komandantësh të lartë brenda Gazës kishin dijeni për sulmine së shtunës në Izrael dhe se edhe aleatët më të afërt të grupit nuk ishin informuar para kohe. Ai mohoi të kenë lidhje me zyrtarët iranianë, për të cilët u tha se ndihmuan në planifikimin e sulmit ndaj Izraelit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH