Aktualitet

Habia e Vuçiç për deklaratën e Sholz, PE ia bën të qartë zyrtarisht qëndrimin për Kosovën

Shkruar nga Liberale
Habia e Vuçiç për deklaratën e Sholz, PE ia bën

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme (AFET) miratoi raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Në raportin për Kosovën i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në atë për Serbinë, për herë të parë, thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të "bazohet në njohjen reciproke".

Komisioni tha se mbështet bisedimet Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe “rithekson rëndësinë e angazhimit konstruktiv nga ana e autoriteteve të Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, të mbështetur në njohjen e ndërsjellë, që është thelbësore për të dyja vendet”.

Apeli vjen vetëm pak ditë pasi të njëjtën gjë kërkoi edhe kancelari gjerman, Olaf Sholz gjatë një vizitë në Prishtinë dhe në Beograd. Kjo gjë irritoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili gjatë konferencës për shtyp me kancelarin gjerman, tha se për herë të parë ka dëgjuar dikush nga Bashkimi Evropian po kërkon që dialogu i Brukselit të rezultojë me njohje reciproke. Sipas tij, këto thirrje janë bërë nga SHBA dhe jo nga BE.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH