Kufiri Greqi-Shqipëri do të vijojë të jetë i mbyllur deri më 31 maj. Për të disatën herë autoritetet greke kanë vendosur edhe kësaj radhe të shtyjnë masat kufizuese për Shqipërinë.
Ndryshimi i vetëm që ka ndodhur këto ditë është hapja e pikës kufitare të Kapshticës me orar të kufizuar ku lejohet hyrja në Greqi vetëm e punëtorëve sezonalë.
Ndërkohë e hapur me numër të limituar udhëtarësh ngelet vetëm Kakavija, teksa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në qershor me këto masa kufizuese.