![Greqi, asgjësohen shtatë ton perime “helmuese” nga](https://cdnimpuls.com/liberale.al/wp-content/uploads/2019/10/-1000-0-lakrat.jpg)
Rreth 7 tonë produkte bujqësore shqiptare janë asgjësuar nga autoritetet greke, pasi kanë mbërritur në portin e Pireut.
Mediat greke shkruajnë pasditen e sotme, se bëhet për 6,995 kg perime të asgjësuara.
Pas kontrolleve Fitosanitare nga ana e Departamentit të ë Ekonomisë Rurale dhe Veterinarisë së Pireut në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Mbrojtjen e Bimëve, u vendos asgjësimi i tyre për shkak se kishin përqendrime mbi kufijtë e lejuar të produkteve të mbrojtjes së bimëve.
Perimet e asgjësuara janë speca, kunguj të njomë, domate, etj.
Në veçanti u shkatërruan:
-401 kartonë me speca që peshojnë 4,687 kg,
-250 kartonë kungull i njomë që peshojnë 1,751 kg dhe
-67 kartonë domate qershi me peshë 557 kg.