Pasi përfundoi në dyert e Gjykatës së Durrësit, pasi Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion shpalli moskompetencë vitin e kaluar, dje është mbyllur gjykimi për 21 komisionerët e dosjes famëkeqe “339”, me dënime që shkojnë nga 4.6 vite burg deri në arrest shtëpie.
Pasi rrodhi nga institucionet hetimore duke bërë bujë të madhe me përgjimet pas arrestimit të bandës kriminale të Avdylajve, u pa si një skandal nga mediat dhe opozita.
Vetë kryebashkiaku i Durrësit atëkohë, Vangjush Dako, dëgjohej në telefonata me anëtarë të kësaj bande, ndërsa bisedat silleshin rreth favoreve kundrejt ndikimit në votimet e 2017-s.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!