
Pavarësisht vendimit negativ të Këshillit Europian, Gjermania bën të ditur se nëntë kushtet e saj për Shqipërinë mbeten. Deputetët e CDU/CSU Wadephul dhe Schmidt shprehën qëndrimin se rruga drejt BE-së mbetet e hapur për dy vendet.
Ecuria me reformat dhe kushtet e Bundestagut, sipas tyre do të bindin edhe vendet skeptike.
Edhe kryeministri Rama duket se ka mbajtur të njëjtin kurs, pas “Jo”-së së 18 tetorit, ndërsa ka bërë të ditur se miratimi i Reformës Zgjedhore do të vijë para dhjetorit. Për kreun e PD-së, Basha, kushtet gjermane janë paketa e zgjidhjes së krizës.
Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni sot në Gazetën Liberale. /Gazeta Liberale