Aktualitet

Gabimet që mund të bëhen nga qeveritë për menaxhimin e COVID -19

Shkruar nga Liberale
Gabimet që mund të bëhen nga qeveritë për menaxhimin e

“Shpesh herë marrja e vendimeve të rëndësishme do të thotë se ne do të fitojmë shumë, por njëkohësisht edhe do të humbim shumë.”

Andrei Nikollajevi Kollmogorov (1903-1987), matematikan gjenial rus.

Fejzi Kolaneci*

Covid -19 është një pandemi që shkaktohet nga sindroma e ashpër dhe e rëndë SARS-Cov-2 (Severe Acute Respiratory Syndrome Coronavirus 2)

Epidemia covid 19 u identifikua për herën e parë në Wuhan, në datën 17 nentor 2019.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar në datën 11 mars 2020 se Covid -19 është shndërruar në një pandemic dhe përbën një kërcënim madhor për njerëzimin.

Deri në datën 11 tetor 2020, Covid-19 ka shkaktuar afërsisht 1 milion e 100 mijë vdekje njerëzish në globin tokësor. Shkencëtarë të shquar kanë raportuar se diametric i virusit SARS-Cov-2 është më i madh se 0.0006 ,, dhe më i vogël se 0.0014 mm.

Kontrolli dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë Covid -19 kërkon urgjentisht zbatimin rigoroz dhe respektimin e disa rregullave dhe masave mbrojtëse nga njerëzit. Disa nga këto rregulla janë:

Respektimi i distancës sociale (ose i distancës fizike) ndërmjet njerëzve: kjo distancë midis cdo dy personave duhet të jetë më e madhe se 3 metra;

Përdorimi i maskës mbrojtëse nga çdo njeri;

Ndalimi i grumbullimeve masive të njerëzve (në stadium, koncerte, shkolla, kopshte, etj.);

Identifikimi sa më herët i  personave të infektuar nga Covid-19, izolimi  dhe trajtimi mjekësor i tyre;

Zbatimi i masave mbrojtëse me efektivitet (siguri) të lartë i personave më të ekspozuar për tu infektuar nga Covid-19;

Respektimi i rregullave dhe i kufizimeve në transportin e njerëzve me autobuza, furgonë, trena, avionë, vaporë, etj.;

Zbatimi rigoroz i masave higjienike nga çdo njeri, si larja e duarve, e fytyrës, e trupit dhe e teshave;

Qeveritë e disa shteteve dëshirojnë rihapjen e ekonomisë sa më shpejt që të jetë e mundur, prandaj lehtësojnë (zbutin) respektimin dhe zbatimin me rigorozitet të rregullave ose masave mbrojtëse për njerëzit nga Covid-19.

Gjithashtu, qeveritë mund të bëjnë gabimin analog për rihapjen shumë shpejt në kohë të shkollave 9-vjeçare, të mesme, të larta, ose për rihapjen e restoranteve, kafeneve, etj.

Por moszbatimi dhe mosrespektimi i masave mbrojtëse nga pandemia Covid -19 shkakton rritjen e agresivitetit të kësaj pandemie.

Kështu po ndodh sot me dinamikën më agresive të pandemisë Covid -19 në Amerikë, Angli, Francë, Gjermani, Itali etj.

Por edhe Shqipëria rrezikohet sot nga rritja e agresivitetit të Covid-19. Aktualisht, në vendin tonë janë gjithsej 420 viktima njerëzore, të shkaktuara nga Covid -19.

Qeveritë e të gjtihë shteteve duhet të kuptojnë qartë se , në ditët tona, marrja e vendimeve të rëndësishme është shndërruar në  një teori shkencore, të bazuar në Matematikën Moderne.

Ka perënduar koha kur marrja e koha kur marrja e vendimeve konsiderohej art; ka ardhur koha kur marrja e vendimeve është një teori shkencore e matematizuar. Në rastin konkret të pandemisë Covid-19 zbatohet parimi i optimizmit i John von Neuman: Qeveritë të zbatojnë strategji të cilat minimizojnë dëmin maksimal të pritshëm, të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

*Profesor i Shkencave Matematike /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH