Ish-kryeministri Berisha u pyet nga moderatori Arian Çani nëse kishte frikë nga situata aktuale e krijuar nga koronavirusi. Por Berisha tha se të gjithë njerëzit janë vdekatarë dhe nuk ka asnjë frikë.
"Jo nuk kam frikë. Arian janë të ndara. E para ka të bëjë me një shpjegim që je i vetmi që ia kam dhënë. Jam kuar me një moto që “burri s’duhet të jetë kurrë pishman me vdek”. Ajo nuk është një karshillëk për vdekjen, por është një esencë e asaj që të gjithë jemi vdekatarë. Kjo është në doktrinën e rreziqeve, përbën një avantazh të jashtëzakonshëm nëse je i mbrojtur nga ky parim. Unë nuk kam asnjë frikë. Por respektoj me rigorozitet të madh karantinë për t’u mbrojtur nga një armik i egër siç është Covid-19", tha Berisha./Gazeta Liberale