Aktualitet

Foto+Video/ Tërmet shkatërrimtar në Afganistan, deri tani 280 të vdekur

Shkruar nga Liberale

Një tërmet i fuqishëm ka lënë të vdekur deri tani të paktën 280 persona në Afganistan.

Tërmeti me magnitudë 6.1, aq sa madhësia e tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, vrau të paktën 280 njerëz në Afganistan, thanë zyrtarët, duke shtuar se qindra të tjerë u plagosën por numri ka të ngjarë të rritet, pasi, nuk ka ende informacione për disa nga qytetet dhe fshatrat e thella malore.

Epiqendra e tërmetit u vlerësua rreth 44 km nga qyteti i Khost, pranë kufirit me Pakistanin, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGC).

https://videos.dailymail.co.uk/preview/mol/2022/06/22/6930526215067188223/636x382_MP4_6930526215067188223.mp4

"Lëkundje të forta dhe të gjata," tha një banor i kryeqytetit afgan, Kabul, në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

"Ishte i fortë," tha një banor tjetër i qytetit veriperëndimor pakistanez të Peshawar.

Fotot e publikuara në mediat afgane treguan shtëpi të rrënuara dhe trupa të mbuluar me batanije në tokë. EMSC e përcaktoi magnitudën në 6.1, kurse USGC tha se ishte 5.9.

Shumica e vdekjeve të konfirmuara ishin në provincën lindore afgane të Paktikas, ku 255 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën, tha zyrtari i ministrisë së brendshme Salahuddin Ayubi.

Në provincën Khost, 25 njerëz ishin vrarë dhe 90 u dërguan në spital, tha ai.

"Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi disa nga fshatrat janë në zona të thella malore dhe do të duhet pak kohë për të mbledhur detaje," tha ai.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2022/06/22/5503366973209857908/640x360_MP4_5503366973209857908.mp4

Autoritetet kishin nisur një operacion shpëtimi dhe helikopterët po përdoreshin për të arritur tek të plagosurit, për t’u dërguar furnizime mjekësore dhe ushqime, shtoi ai.

Lëkundjet u ndjenë nga rreth 119 milionë njerëz në Pakistan, Afganistan dhe Indi, tha EMSC në Twitter.

Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo viktima në Pakistan.

Fatkeqësia vjen pasi Afganistani ka kaluar një krizë të rëndë ekonomike që kur talebanët morën pushtetin në gusht, pasi forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA u tërhoqën pas dy dekadash lufte. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH