Aktualitet

Fotoja 80 mijë $ Rama-Obama, PD i kërkon Prokurorisë të hetojë

Shkruar nga Liberale

PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguar për foton e Edi Ramës me Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012. Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros, shtetas amerikan, që ka paguar 80 mijë USD për llogari të Edi Ramës.

PD thekson se këtë e pohoi në gjyq avokati i William Argeros, të cilin Zëri i Amerikës dhe media të tjera ndërkombëtare e citojnë të ketë thënë se "klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama". Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë.

“Shuma prej 80 mijë USD vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga “Zëri i Amerikës”, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë USD që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar", thuhet në kërkesën e PD drejtuar organit të akuzës.

LEXO EDHE:

https://gazetamapo.al/fotoja-80-mije-dollareshe-e-rames-me-obamen-4-muaj-burg-amerikanit/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH