Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë prifti Kristaq Viso

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Ra nga çatia e kishës në Korçë,

Prifti Kristaq Viso, i cili ra nga çatia e kishës rreth 2 javë më parë, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmi për ndarjen nga jeta të priftit e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë Korçë në një postim në rrjetet sociale.

“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso”, shkruhet në postim, duke shtuar: “Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve”.

Postimi i Mitropolia e Shenjtë Korçë:

Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH