Aktualitet

I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, kapet i riu nga Tepelena (EMRI)

Shkruar nga Liberale

I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, kapet i

Një 37 vjeçar, Albion Kalemi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Kosovës, është arrestuar nga policia.

Ndaj tij, Gjykata e Pejës ka lëshuar dy urdhër-arreste për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje. Pritet që 37 vjeçari nga Tepelena, të ekstradohet në Kosovë.

“Kjo fazë, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, DVP Gjirokastër dhe FAST Kosovës në koordinim nga rrjeti ENFAST. Me 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje, kapet me qëllim ekstradimin, 37-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë. Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. K., në Kosovë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH