Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë një 32-vjeçar

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Vlorë/ Konsumoi fotoksinë, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, teksa një 32-vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se i riu ka shkuar në spital duke kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë, por teksa po transportohej drejt Tiranës për mjekim të specializuar ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. L., 32-vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, i cili si pasojë, gjatë transportimit për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH