Aktualitet

Dogji makinën e kryebashkiakut të Vlorës, kamerat filmojnë autorin

Shkruar nga Liberale
Dogji makinën e kryebashkiakut të Vlorës, kamerat filmojnë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Vlorë, ku iu vu flaka makinës që kishte në përdorim kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Sipas BW, kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin  e ngjarjes.  Një person pasi i ka vënë flakën makinës së Lelit, largohet nga vendi i ngjarjes me një motor.

Mësohet se si provë materiale për ngjarjen në fjalë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth zonës dhe të një banese private.

Nuk ka asnjë deklaratë të re për personin nëse është identifikuar dhe as për motivin  e ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH