Aktualitet

Deputetja britanike krah Kosovës: Bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Shkruar nga Liberale
Deputetja britanike krah Kosovës: Bandat serbe po paguhen dhe armatosen me
Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke thënë se Serbia i paguan grupet kriminale të serbëve në veri. Në një postim në Twitter, ajo ka shpërndarë shkrimin e gazetës "New York Post", që shkruan për lidhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me bandat e krimit, teksa inkurajon ta lexojë kushdo që është në dijeni të asaj që po ndodh në Kosovë. “Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, shkroi Kearnsi.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH