Aktualitet

Conference League/ Drejtori i Policisë: 19 policë të plagosur, 80 tifozë të dëbuar

Shkruar nga Liberale
Conference League/ Drejtori i Policisë: 19 policë të plagosur, 80

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha sot, në një deklaratë për shtyp se, nga përplasjet e dhunshme mes policisë dhe tifozëve të Conference League kanë mbetur të plagosur 19 punonjës policie.

“Është parandaluar në kohë përplasja me pasoja e grupeve të tifozëve të të dy skuadrave, të cilëve Policia iu sekuestroi thika, shkopinj druri, leva hekuri, pllaka guri, shishe qelqi e sende të tjera të rrezikshme për jetën e shëndetin. Në vijim të masave, krahas ndjekjes ligjore duke përcjellë materialet hetimore në Prokurori, Policia e Shtetit dëboi jashtë vendit, 80 tifozë ultras të skuadrës së Romës”, tha kreu i policisë.

Po ashtu, ai bëri me dije sërish se u dëbuan 80 tifozë ultras të skuadrës së Romës, si dhe u sekuestruan thika, shkopinj druri, leva hekuri, pllaka guri, shishe qelqi e sende të tjera të rrezikshme për jetën e shëndetin.

"Siç jeni në dijeni, reagimi i strukturave të Policisë së Shtetit ka qenë profesional dhe vendimtar, sepse është parandaluar në kohë përplasja me pasoja e grupeve të tifozëve të të dy skuadrave, të cilëve Policia iu sekuestroi thika, shkopinj druri, leva hekuri, pllaka guri, shishe qelqi e sende të tjera të rrezikshme për jetën e shëndetin. Në vijim të masave, krahas ndjekjes ligjore duke përcjellë materialet hetimore në Prokurori, Policia e Shtetit dëboi jashtë vendit, 80 tifozë ultras të skuadrës së Romës", deklaroi Gledis Nano.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Policisë theksoi se kanë ndodhur tre incidente:

-goditja me mjete të forta ndërmjet një grupi të tifozëve të Holandës dhe qytetarëve shqiptarë, për të cilin u arrestuan dy tifozë holandezë;

-përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh holandezë;

-përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh italianë.

Kujtojmë se dje ishte finalja e Conference League, ndërsa Roma fitoi 1-0 kundrejt Feyenoord. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH