Aktualitet

Çelsi shpallet kampion i Ligës së Kampioneve

Shkruar nga Liberale
Çelsi shpallet kampion i Ligës së Kampioneve

Çelsi fiton Ligën e Kampionëve për edicionin 2020-2021! Blutë e Londrës mposhtën me rezultatin 0-1 në finalen e zhvilluar në Lisbonë, skuadrën e Mançester Sitit.

Gjermani Kai Haverc ishte heroi i mbrëmjes në “Dragap”, i cili me golin e realizuar në minutën e 42-të, i dhuroi Champions-in e dytë në histori, skuadrës së miliarderit rus Abrahmoviç.

Për sa i përket ekipit të Pep Guardiolës, loja e tyre në këtë finale nuk u paraqit në lartësinë e duhur duke prodhuar shumë pak volum loje, edhe pse ishin ata favoritët në letër të kësaj ndeshjeje emocionuese.

Një fitore absolutisht e merituar për skuadrën e Çelsit. Një fakt interesant që vlen të theksohet është se që nga viti 2000, 8 skuadra kanë dështuar të marrin trofeun e Champions-it në shtëpi kur kanë debutuar për herë të parë në një finale të Ligës së Kampionëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH