Aktualitet

Brataj: Nuk po zbatohen masat, gjatë korrikut rritje të infktimeve

Shkruar nga Liberale
Brataj: Nuk po zbatohen masat, gjatë korrikut rritje të infktimeve

Hapja pas karantinimit për shkak të koronavirusit ka sjellë rritjen e numrit të infektuarëve. Vetëm në qershor u prekën nga koronavirusi 1400 qytetarë, ndërsa humbën jetën prej tij 29 pacientë.

Ekspertët e shëndetësisë kërkojnë reflektimin e popullatës, veçanërisht të atyre qytetarëve që nuk besojnë në shifrat e sëmundshmërisë dhe as në ekzistencën e koronavirusit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj paralajmëron se në korrik do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritje të rasteve. “Ky rezultat që shohim tani është pasojë e muajit maj, pasojat e qershorit do t’i shohim në korrik. Zbatoni rregullat”, tha Brataj për A2.

Brataj u bën thirrje qytetarëve t’i përshtaten sjelljeve të reja, ndërsa bizneset të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, veçanërisht në ambientet e mbyllura, mënyrë që t’i shpëtojmë infektimit, ndërsa sistemi shëndetësor kolapsit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH