Kosova

Albin Kurti i përgjigjet për herë të parë sulmit të Richard Grenell: Raportet aktuale me SHBA-në, më të mira se kurrë

Shkruar nga Liberale

Albin Kurti i përgjigjet për herë të parë sulmit

Kryeministri Albin Kurti për herë të parë ka komentuar deklaratat e ish-emisarit amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Ai këmbënguli se bashkëpunimi është i shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara, duke përmendur këtu punën për forcimin e FSK-së përmes blerjes së armatimeve amerikane.

“Kurrë ma mirë nuk i kemi pasur punët, po blejmë edhe helikopterë ‘Black Hawk’, pas sistemit anti-tank Javelin. Grantin më të madh Kosova ndonjëherë prej Amerikës e ka marr në mandatin tonë kjo e korporatës së sfidave të mijëvjeçarit për bateritë. Kemi bashkëpunim jo vetëm politik, por edhe në mbrojtje e zhvillim. A ka ndonjëherë kritika e vërejtje, por ne duhet të ecim përpara”, deklaroi kryeministri për një televizion lokal në Istog, “Istogu Channel”.

Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë . Richard Grenell i dha një goditje të fortë Albin Kurtit përmes një postimi në platformën ‘X’, duke përgënjeshtruar pretendimet e kryeministrit se raportet e qeverisë së tij me administratën e re në Uashington janë shumë të mira.

Ai ndër të tjera e cilësoi Kurtin si një partner jo të besueshëm, që ka ndërmarrë veprime të njëanshme dhe pretendon se komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër shefit të qeverisë në Prishtinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH