Showbiz

Akil Varfi rrëfen me lot në sy periudhën më të errët të jetës: Vidhja bukë në kamp për të ushqyer familjen

Shkruar nga Liberale.al

Akil Varfi rrëfen me lot në sy periudhën më të

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Akil Varfi, ka ndarë një rrëfim të ndjerë dhe të dhimbshëm gjatë një interviste në emisionin “S’e Luan Topi”, ku kujtoi disa nga vitet më të vështira të jetës së tij, që lanë gjurmë të thella në shpirtin e tij.

Me lot në sy, Akili tregoi se në moshë shumë të re, vetëm 16 vjeç, kishte marrë vendimin e vështirë për të çuar familjen në emigrim drejt Gjermanisë, në kërkim të një jete më të mirë. Por atje, përballja me realitetin ishte krejt ndryshe nga pritshmëritë.

"Përfunduam në një kamp refugjatësh me kushte të tmerrshme. Nuk kishim asgjë. Për të mbijetuar, isha i detyruar të vidhja bukë. Shkoja në sportele të ndryshme, merrja bukën dhe e fshihja në çantë. Nuk flija natën, më zinte gjumi me frikë dhe ndihesha fajtor. Kisha me vete motrat, mamin dhe babin. Ata më kishin besuar dhe unë ndihesha përgjegjës për çdo vështirësi që po kalonim," rrëfeu ai.

Akili tregoi gjithashtu se në një rikthim të dytë në Gjermani, në moshën 21-vjeçare, përfundoi pas hekurave për tre muaj, pasi nuk kishte respektuar afatin e kthimit në Shqipëri.

"Katër ditët e para më izoluan në një dhomë të errët. Nuk e dija nëse do dilja gjallë. Babai nuk dinte ku isha, më kërkonte. Ishte periudha më e errët e jetës sime."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH