Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në jug të Londrës, ku një vajzë rreth 20 vjeç ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Frith Road. Sipas autoriteteve britanike, një burrë rreth 30 vjeç është gjetur i plagosur në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në spital. Ai ka marrë plagë të lehta dhe dyshohet se është autori i ngjarjes. Policia e ka arrestuar atë dhe po heton për të zbardhur rrethanat.
Sipas mediave lokale, konflikti dyshohet se ka nisur në një adresë tjetër afër vendit të ngjarjes dhe më pas është përshkallëzuar në rrugë.
Policia britanike vijon hetimet për të zbuluar arsyet dhe detajet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.