Të paktën 17 persona u plagosën të premten në Izrael pas një sulmi me raketa të lëshuar nga Irani, sipas autoriteteve shëndetësore dhe të emergjencës.
Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, përfshirë një djalë 16-vjeçar.Më vonë, shërbimet e emergjencës njoftuan banorët se mund të dilnin nga vendet e sigurta ku ishin strehuar, duke treguar se rreziku nga raketat kishte kaluar.