Globi

Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve të SHBA-ve ndaj Iranit: Shkoni drejt zgjidhjes politike!

Shkruar nga Liberale
Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve të

Përmes një postimi në X, mbretëria e Arabisë Saudite ka bërë thirrje për përmbajtje dhe parandalim të përshkallëzimit të mëtejshëm, ndërsa i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet drejt arritjes së një “zgjidhjeje politike”.

“Mbretëria e Arabisë Saudite po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Republikën Islamike të Iranit, veçanërisht shënjestrimin e objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Ministria e Jashtme e mbretërisë.

Deklarata theksoi gjithashtu nevojën për të “ushtruar përmbajtje”, për të ulur tensionet dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet drejt arritjes së një “zgjidhjeje politike”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH