Bota

Në shërbim të Iranit? Arrestohet në Qipro personi që vëzhgonte bazat RAF dhe të ushtrisë qipriote

Shkruar nga Liberale.al

Në shërbim të Iranit? Arrestohet në Qipro personi që

 

Një shtetas është arrestuar në qytetin bregdetar të Limasolit, në Qipro, nën dyshimin për vëzhgim dhe grumbullim informacioni mbi baza të rëndësishme ushtarake britanike dhe qipriote. Sipas burimeve të sigurisë, i dyshuari është paraqitur përpara një gjykate në Nikosia dhe është vendosur në paraburgim për tetë ditë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Autoritetet besojnë se burri ka ndjekur dhe monitoruar aktivitetet pranë bazës RAF Akrotiri – një nga instalimet më strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në Mesdhe, e përdorur për operacione ushtarake në Lindjen e Mesme – si dhe bazën ajrore Andreas Papandreu të Forcave Ajrore të Qipros. Vëzhgimi dyshohet të ketë nisur që në mes të prillit.

Burime nga shërbimet perëndimore të sigurisë nuk përjashtojnë mundësinë që i arrestuari të ketë lidhje me Forcën al-Quds, degë elitare e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), e njohur për përfshirjen në operacione të fshehta, rrëmbime dhe atentate jashtë vendit kundër kundërshtarëve të regjimit iranian.

RAF Akrotiri ka pasur një rol kyç në kundërpërgjigjet ajrore ndaj sulmeve me dronë iranianë kundër Izraelit gjatë përshkallëzimit të tensioneve në vitin 2024. Aktualisht, në bazë janë të stacionuar 14 avionë luftarakë britanikë Typhoon – një shenjë e qartë e gatishmërisë së shtuar ushtarake në rajon.

Autoritetet qipriote kanë qëndruar të rezervuara për detajet e rastit, duke theksuar se hetimet janë pjesë e një çështjeje të ndjeshme të sigurisë kombëtare.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH