Tetë muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë me reperin Offset, Cardi B ka ndarë me publikun emrin e vajzës së tyre të vogël: Blossom.
Në një bisedë në rrjetin social X më 30 maj, Cardi tha se Offset nuk ka qenë shumë i pranishëm në jetën e fëmijëve të tyre. Ata janë gjithashtu prindër të vajzës Kulture, 6 vjeç, dhe djalit Wave, 3 vjeç.
“Offset ka të drejtë të shohë fëmijët e mi,” tha ajo. “Nuk ka asnjë ditë që ai nuk lejohet t’i shohë.” Por më pas shtoi: “Ai e ka parë Blossom vetëm pesë herë. Kam bërë çmos për ta mbajtur situatën të qetë. I kam thënë që mund t’i shohë fëmijët në shtëpinë time. Dua që vajza ime të ndiejë dashurinë e babait të saj. Por ai nuk i ka parë fëmijët që nga muaji mars.”