Aktualitet

Bledi Çuçi: Sot përfundon strehimi për familjet e prekura me viktima

Shkruar nga Liberale
Bledi Çuçi: Sot përfundon strehimi për familjet e

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë ditën e sotme, ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme, Bledi Çuçi bëri një bilanc të personave që janë strehuar deri tani dhe dëmeve në godina.

Çuçi deklaroi më tej se sot do të përfundojë strehimi i familjeve të viktimave të tërmetit tragjik. “Sot përfundon strehimi për të gjitha familjet e prekura me viktima", tha ai.

"Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspekuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t'u prishur. Në qarkun Tiranë jaën 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese.

Në Lezhë 400 banesa të dëmtuara, 138 me dëme të mesme, 53 pallate të dëmtuara rëndë, 13 institucione me dëme të rënda dhe 3 të mesme. Sot përfundon strehimi për të gjitha familjet e prekura me viktima. U bëj thirrje për pak durim banorëve, asnjë banesë nuk do të mbetet pa verifikim. Prioritet tjetër është hartimi i listës së ndërtuesve me dëme, dje 12 pronarë shprehën gatishmëri për rindërtimin e pallateve që nuk kanë marrë goditje në strukturë.

Sot do të fillojmë me lejet përkatëse që të fillojnë menjëherë. Duhet një udhëzim për bashkitë e prekura për trajtim të bonuesve të qirasë deri kur të përfundojë akomodimi. 20 objekte të shembura deri tani në bazë të procedurave, nga akti i konstatimit te dosja procedurale, para ndërhyrjes së shembjes me fiksimin e vendit të ngjarjes dhe marrjes së provave, 8 në Thumanë dhe 12 në Durrës. Donacionet janë gjithmonë në rritje", tha Çuçi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH