Aktualitet

Biletat Shqipëri-Francë/ Braçe: Futbolli nuk është për hallexhinj

Shkruar nga Liberale

Zëvendës kryeministri, Erion Braçe ka ironizuar sërish Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi doli se çmimi i biletave për ndeshjen Shqipëri-Francë shkonte deri në 7000 lekë, ndërsa tifozët detyroheshin të shihnin edhe ndeshjen me Andorrën.

Në një foto të postuar në “Instagram”, numri dy i qeverisë tregon ironikisht vetëm kullën e stadiumit “Arena Kombëtare” që pritet të jetë gati për ndeshjen e 17 nëntorit ndaj Francës, dhe pyet ndjekësit e tij nëse i blenë biletat “me të futme” .

“A i bletë biletat për Francën? ‘Me të futme’ apo si? Mos e harroni, për Ata ‘futbolli s’është për hallexhinj", shkruan Braçe./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH