Aktualitet

Berisha, thirrje deputetëve të PD: Mos pranoni asnjë vendim të Bashës

Shkruar nga Liberale
Berisha, thirrje deputetëve të PD: Mos pranoni asnjë vendim

Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve demokratë që të mos pranojnë asnjë lloj bashkëpunimi të Lulzim Bashës me Edi Ramën.

“Nuk më kishte shkuar kurrë mendja që ishte kaq aparimor dhe i pabesë. Po pse, Amerika vlerëson pabesinë? Se vlerëson kurrë në botë. Po le ta vlerësojë kush të dojë, ne jemi komb i besës! Po çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin? S’fitonte. Po s’fitoi jep dorëheqjen. S’e lanë, sepse e kanë peng. Pse jemi ne këtu, sepse ne jemi njerëz të lirë.

Uroj që të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Do t’i them një gjë. Këtu një thirrje në emër tuaj një thirrje në emrin tuaj. Grupi i PD është një institucion themelor i PD, shprehni lirshëm, mendimet tuaja. Por vetëm një gjë, asnjë lloj bashkëpunimi të diktuar nga Basha me Ramën të mos pranoni, sepse ne jemi në proces. T’i mbarojmë proceset tona, t’u pyesim ju, të shprehni ju vullnetin, mendimet tuaja për qëndrimet tona dhe pastaj të ecim. Ndaj dhe miqtë e mi deputetë, asnjë lloj vendim të Lulzim Bashës për të bashkëpunuar, për të shkelur mbi PD me Edi Ramën, të mos pranoni, për të tjera jeni të lirë të shprehni mendimet tuaja dhe unë ju respektoj”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH