Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për median, u shpreh se PD nuk do të mbetet peng i interesave personale.
“PD nuk do të mbetem peng i interesave personale. Fraza të dala indirekte si “llumi i PD-së” nga këto shkallë të PD i shërbejnë Edi Ramës dhe bëhen për të demoralizuar demokratët. Në datën 9 shtator kam marrë një vendim për të shmangur çdo mundësi përçarje që i shërben Edi Rama.
Në 30 vjet ndërrohen qeveritë dhe këta vetëm pasurohen. Beteja ime dhe e PD-së është me ta dhe kërkohet fokus, vëmendje dhe guxim. A ka pasur llum në kohën e PD padiskutim që po, një pjesë e kemi pastruar dhe një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Është e patolerueshme të akuzohet kreu i PD-së se po i bën presion anëtarëve.
Kushdo që mendon se do ta ktheje PD në bunker për interesa personale apo që do të thyejë vendosmërinë time në këtë drejtim e ka shumë gabim . Nuk do të lejoj asnjë të shkelë sakrificën e demokratëve”, tha Basha.