Aktualitet

Banorët në protestë për rrugën e Rinasit që u bë me një drejtim: Do të bllokojmë aeroportin, FNSH zbarkon në terren

Shkruar nga Liberale

Banorë të shumtë janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të protestuar ndaj vendimit të qeverisë për të bërë rrugën e Rinasit vetëm më një sens lëvizjeje. Kjo protestë vjen pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë.

Qeveria mori vendimin që ky aks të bëhet vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh. Ky vendim penalizon gjithashtu banorët e zonës së Rinasit.

Në vendngjarje ka forca të shtuara të policisë. Efektivët nuk lejojnë protestuesit që të bllokojnë qarkullimin. Mësohet se në ndihmë të forcave të policisë kanë shkuar dhe efektivët e FSHN-së të pajisur me skafandra dhe mburoja nëse do të ketë konfrontim me qytetarët.

“Nëse nuk hiqen tabelat, këtu do të jemi çdo ditë. Do ta bllokojmë aeroportin totalisht”, tha një prej protestuesve.

Protesta e banorëve vjen ditën e Fiter Bajramit, kur të gjithë bëjnë thirrje për më shumë paqe dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Deri tani vijon qarkulli i lirë i mjeteve drejt aeroportit dhe nuk janë shfaqur probleme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH