Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: Arrest gjyqtares

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me: Arrest gjyqtares

Gjykatësja e Krujës Enkelejda Hoxha u arrestua dje pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nën dyshimet se kundrejt ryshfeteve jepte vendime për ulje të dënimit për disa të burgosur.

Bashkë me të janë arrestuar dhe 9 persona të tjerë, mes të cilëve një avokat që mbante lidhje me gjyqtaren, të afërm të një të dënuari dhe disa ndërmjetës.

Gjyqtarja Hoxha ishte në proces për shkarkimin nga detyra pas një kërkese të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për një tjetër rast të lirimit para kohe të një të dënuari.

Këto dhe shumë të tjera i gjeni në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH