Aktualitet

Aleanca për Teatrin tjetër kallëzim në SPAK, paralajmëron prokurorët: Nëse nuk veproni për dosjet tona, do ju...

Shkruar nga Liberale
Aleanca për Teatrin tjetër kallëzim në SPAK,

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot në SPAK një tjetër kallëzim penal. Aleanca për Teatri ka kallëzuar prokurorin Sotir Kllapi, pasi sipas kësaj aleance, ka vendosur të mos regjistrojë kallëzimin penal dhe fillojë hetimet ndaj prokurores Manjola Kajana.

“Ne e çmojmë veprimin e prokurorit si bërje palë me zyrtarët e korruptuar, si solidaritet në shkelje të ligjit me kolegët e vet. Ne kemi argumentuar pse prokurori Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin. Ne sot kemi dy prokurorë të SPAK të kallëzuar. Ju garantojmë me fuqinë e ligjit se jemi të gatshëm të çojmë për kallëzim penal të gjithë prokurorinë e SPAK, nëse ata nuk do të veprojnë për dosjet tona.

Sot arrin në 16 numri i kallëzimeve penale dhe nuk kemi asnjë reagim nga SPAK. Dokumenti i dytë është kërkesa që i kemi dërguar prokurorit Edvin Kondili, për çështjen e teatrit. Ne nuk e dimë ende se në ç’fazë janë hetimet për Teatrin. Ne kemi bërë 8 kallëzime vetëm për çështjen e Teatrit”, tha Adriana Kalaja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH