Aktualitet

Alda Klosi lë spitalin, dërgohet në të njëjtin burg ku qëndron e izoluar pastruesja Rozeta Dobi

Shkruar nga Liberale
Alda Klosi lë spitalin, dërgohet në të njëjtin burg ku

Alda Klosi nga spitali rikthehet në paraburgim. Ish-zyrtarja e lartë do të presë vendimin e gjykatës, pasi të mbyllet hetimi i plotë. Nuk është bërë asnjë lëshim ndaj saj, pasi u sëmur një ditë pas arrestimit.

Ajo është transferuar sot rreth orës 15:00 në burgun e grave,  i njohur ndryshe si burgu 325.

Në të njëjtën burg ndodhet edhe pastruesja Rozeta Dobi. Ka qenë dëshmia e kësaj të fundit, që ka fundosur ish-zyrtaren mbi paratë të cilat i denoncoi të humbura. Fillimisht u arrestua pastruesja, e cila pranoi se rreth 500 mijë euro që iu gjetën në banesën e saj i kishte marrë në shtëpinë e Alda Klosit, ku edhe ishte e punësuar.

Nga ana tjetër Alda Klosi deklaroi vetëm 120 mijë euro të humbura.

Por pastruesja u tha hetuesve se paratë ia dha vetë ish-zyrtarja, në një ngjarje të inskenuar, sepse donte që të fajësonte bashkëshortin për zhdukjen e tyre.

Gjithsesi, do të jenë hetimet ato që do të zbardhin të vërtetën.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH