Aktualitet

Aksidentohet për vdekje shqiptari në Greqi

Shkruar nga Liberale
Aksidentohet për vdekje shqiptari në Greqi

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Greqi.

Siç raportojnë mediat greke aksidenti ka ndodhur në fshatin Skepasto dhe shqiptari humbi jetën pasi ra nga motori me të cilin ai po udhëtonte.

40-vjeçari shqiptar u gjet i pajetë buzë rrugës mëngjesin e sotëm. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit Kalavrita, ku më pas u njoftuan edhe familjarët. Shqiptari ishte babai i një fëmijë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH