Aktualitet

Afro 300 mijë euro nga Italia për bosët e narkotrafikut në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Afro 300 mijë euro nga Italia për bosët e narkotrafikut në

Afro 300 mijë euro të sekuestruara pasditen e së premtes në Durrës iu përkasin grupeve kriminale shqiptare të trafikut të drogës që operojnë në Veri të Italisë.

Sipas policisë këto para të ndara në paketime janë marrë në qytetin e Bolonjës dhe Bergamos për t'u sjellë tek bosët që qendrojnë në Shqipëri.

Aktualisht për këtë veprimtari kriminale po kryhen hetime edhe me partnerët italian ndërsa ReportTv mëson se trajleri (bizark) është nisur një ditë më parë nga porti i Anconës në Itali.

Ferdinand Murikaj është prangosur në kushtet e flagrancës, ndërsa Erjon Jovani 36 vjeçar pronar i kamionit është shpallur në kërkim. Jovani ka qenë edhe më herët i proçeduar penalisht për trafik narkotikësh pasi në 2016 ka tentuar të trafikojë në Itali 190 kg kanabis.

Skema e futjes së parave në Shqipëri për ti pastruar në ndërtim, investime, automjetje, aksesorë luksi aplikohet prej më shumë se 2 dekadash në Shqipëri dhe porta kryesore mbetet Durrësi.

Më herët në këtë port është kapur edhe sasia rekord nëpërmjet bizarkave të automjeteve, plot 3.4 milion euro.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH