Gripi që po qarkullon këto ditë dhe ka prekur shumë qytetarë është një variant i Covid.
Mjekja Aurora Meta Dollenberg konfirmon se virusi i ri që po qarkullon është një variant i COVID.
“Ne variantin B që tani dominon në Amerikë e kemi tashmë në popullatën evropiane, kështu që ata që infektohen me këto subvariantet B të koronavirusit në Evropë e kalojnë këtë si një grip të zakonshëm dhe nuk kanë as raste vdekje dhe as komplikacione pas infektimit,” – u shpreh Aurora Meta Dollenberg në një intervistë për Euronews Albania.
Ajo shtoi se mund të themi se deri tani Evropa është në një zonë të sigurt, pavarësisht se infektueshmëria është shumë e lartë.
“Pra, transmetohen shpejt, por nuk kërcënojnë jetën,” – theksoi Meta Dollenberg.