Aktualitet

TRAGJIKE në Roskovec/ Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4 vjeçe

Shkruar nga Liberale
TRAGJIKE në Roskovec/ Shembet muri i një banese, humb jetën vajza

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Suk 2 të Roskovecit, ku një mur rrethues i një banese, i amortizuar, është shembur dhe ka zënë poshtë një vajzë 4-vjeçare.

Pas ngjarjes, e mitura është dërguar menjëherë në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.

Muri i rënë, për shkak të gjendjes së tij të amortizuar, ka shkaktuar këtë fatkeqësi, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe komunitetin. Hetimet janë hapur për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH