Aktualitet

Shtatë vatra zjarri në vend, pesë të shuar, dy ende aktive

Shkruar nga Liberale.al

Shtatë vatra zjarri në vend, pesë të shuar, dy ende aktive

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Falë ndërhyrjes së forcave në terren, pesë prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa dy vatra mbeten ende aktive.

Zjarret e shuar janë regjistruar në:

Fshatin Ndërfan, Rrëshen, bashkia Mirditë
Zonën e Astirit, njësia nr. 14, bashkia Tiranë
Lagjen “Ish-Fidanishtja”, Rajoni 5, bashkia Vlorë
Fshatin Amonicë, Sevaster, bashkia Selenicë
Fshatin Shijon, Bradashesh, bashkia Elbasan
Ndërkohë, dy vatra aktive po monitorohen nga afër:

Në qarkun Vlorë, një vatër është riaktivizuar në zonën e Vumlos, pranë fshatit Kudhës, bashkia Himarë. Zjarri është përhapur në një zonë me terren të vështirë, por për momentin nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe bashkia.

Në qarkun Kukës, një zjarr ka përfshirë një vendgrumbullim mbetjesh urbane në fshatin Kolsh, zona e Mamëzit. Për shuarjen e tij janë angazhuar:

2 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë
1 fadromë, 1 eskavator dhe 4 kamionë të bashkisë

Autoritetet vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH