Aktualitet

I dënuar me burg në Belgjikë/ Sekuestrohet restoranti dhe hoteli luksoz i biznesmenit nga Elbasani (EMRI)

Shkruar nga Liberale

I dënuar me burg në Belgjikë/ Sekuestrohet restoranti dhe hoteli

Prokuroria e Elbasanit ka konfiskuar hotelin, barin dhe restorantin e Arjan Kamamit, i dënuar në Belgjikë me burg për ushtrim prostitucioni.

Prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të Kamamit në Malasej, Cërrik, pasi provoi se ai nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat dhe dyshon se pasuria tij rrjedh nga aktiviteti kriminal në Belgjikë.

Arjan Kamami rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgim, si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.

Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskua pasuria e shtetasit A.K. i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale ‘Ushtrim prostitucioni’.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.

Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgim si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.

Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH