Aktualitet

Anija me turistë amerikanë zbarkon në portin e Sarandës

Shkruar nga Liberale

 

Anija turistike “National Geographic Orion” me 106 pasagjerë, kryesisht amerikanë, këtë të martë zbarkoi në portin e Sarandës.

Një anije autentike ekspeditash, “National Geographic Orion” shërben si një kamp bazë luksoz për udhëtime në Paqësorin Jugor, Azi, Mesdhe dhe rajonet polare. Turistët pas mbërritjes në port u drejtuan për të vizituar në pikat turistike të Sarandës dhe Gjirokastrës.

Anija me  turistë amerikanë zbarkon në portin e Sarandës

Çdo nisje e anijes “National Geographic Orion” shoqërohet nga një specialist nënujor, një instruktor fotografie i certifikuar nga “National Geographic-Lindblad”, një ekspert i fotografisë së National Geographic dhe një profesionist mjekësor me kohë të plotë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH