Aktualitet

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, për çfarë akuzohet kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike?

Shkruar nga Liberale

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, për çfarë akuzohet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Ndërkaq, sipas burimeve pranë organit të akuzës, Myzyri do të paraqitet ditën e hënë në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, për t’u marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.

SPAK pritet të vazhdojë me fazat e mëtejshme të hetimit për të zbardhur plotësisht mënyrën e funksionimit të këtij skandali të dyshuar me fondet publike.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH