Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhër arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie.
Burime bëjnë me dije se tetë persona janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine.
Mësohet se mes të të arrestuarve ka edhe zyrtarë policie, ndërsa aksioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Grupi dyshohet se ka trafikuar 850-1000 kg drogë. Ndërkaq urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.
Në kërkim është shpallur zyrtari i policisë, Erjon Dani. Ky i fundit ka ushtruar detyrën edhe në komisariatin nr.3 në Tiranë. por ka disa kohë qe është larguar nga policia. Operacioni ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc.