Aktualitet

Jonid Jorgji emërohet kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Shkruar nga Liberale.al

Jonid Jorgji emërohet kryetar i Qendrës Kombëtare të

Qeveria ka emëruar zyrtarisht Jonid Jorgjin në detyrën e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Emërimi është bërë me propozim të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa dokumenti është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në mungesë dhe me porosi.

Jonid Jorgji vjen në këtë post pas largimit të regjisorit Eol Çashku, i cili u shkarkua nga detyra në fund të muajit maj.

Jorgji është i diplomuar për regji filmi dhe ka një eksperiencë të gjatë në fushën e artit dhe kulturës. Prej vitit 2022 ai ka drejtuar Agjencinë për Industritë Kreative në Bashkinë e Tiranës.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH