Aktualitet

Zjarr masiv në Zanbisht të Kavajës, digjet një banesë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj

Shkruar nga Liberale.al

Zjarr masiv në Zanbisht të Kavajës, digjet një banesë

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme lagjen Skuqe të fshatit Zanbisht, në Kavajë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët kanë shkrumbuar një banesë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj, ndërsa zjarri ka rrezikuar edhe banesa të tjera në zonë. Përhapja e flakëve është ndihmuar nga era dhe toka e thatë.

Banorët janë përballur fillimisht vetë me zjarrin, duke përdorur mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është cilësuar si e vonuar dhe jo e mjaftueshme.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH