Aktualitet

E zuri poshtë masivi i dheut, humb jetën tragjikisht burri në Gramsh

Shkruar nga Liberale

E zuri poshtë masivi i dheut, humb jetën tragjikisht burri në

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht sot në Gramsh, pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol, ku gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin me iniciale H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i fadromës, shtetasi me iniciale S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat.

Gramsh/Informacion paraprak:

Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Çfarë premton kabineti i ri ‘RAMA 4’:

  • 1. Sukses!
  • 2. Vazhdimësi!
  • 3. Dështim!
SHQIPENGLISH