Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho, në kuadër të lirimit të tij me kusht.
Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Shërbimi i provës kishte depozituar raport pozitiv për sjelljen e Salianjit, ashtu si edhe më parë Burgu i Fierit.
Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura. Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar.