Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarën në aksin “Qukës-Prrenjas”, arrestohet shoferi 62-vjeçar

Shkruar nga Liberale

Përplasi për vdekje të moshuarën në aksin

Policia ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar i cili një ditë më parë përplasi me vdekje me makinë një këmbësore në aksin rrugor Qukës-Prrenjas.

Drejtuesi i automjetit akuzohet për për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Qukës-Prrenjas", si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, këmbësore, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin P. K., 62 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen”, njofton policia.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH