Aktualitet

Presidenti Bajram Begaj shkon në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit: Shqipëria, shembull i bashkëjetesës fetare!

Shkruar nga Liberale
Presidenti Bajram Begaj shkon në Vatikan në ceremoninë e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, udhëhoqi delegacionin shqiptar në ceremoninë madhështore të inaugurimit të Papa Leoni XIV në Vatikan.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota, Presidenti Begaj pati edhe një takim të veçantë me Atin e Shenjtë, ku përcolli urimet më të përzemërta në emër të popullit shqiptar dhe theksoi rëndësinë e bashkëjetesës fetare dhe rolit të Kishës Katolike në ruajtjen e paqes dhe dialogut mes kombeve.

Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri. Presidenti Begaj theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshurie dhe unitet ndërmjet njerëzve.  

Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe harmonia midis feve të ndryshme janë vlera të rrënjosura thellë dhe trashëgimi e çmuar ndër breza.

Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH