Pak ditë më parë u konfirmua krisja e raporteve mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip Kosova, Vullnetit me Gresën.
Kjo e fundit tha se është tradhtuar nga Vullneti, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
Së fundmi përmes një video të postuar në rrjete sociale, ajo thotë se Vullneti ia morri të dashurin.
Nuk dihet ende nëse kjo akuzë e ngritur nga ish-banorja është e vërtetë, apo thjesht për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Kujtojmë se të dy ata kanë qenë prej personazheve më të komentuar të sezonit të tretë të BBVK, duke fituar jo vetëm simpatinë e publikut për personalitetin dhe karizmat e tyre, por edhe duke krijuar një lidhje të ngushtë miqësore që dukej e fortë dhe e vërtetë aty brenda.